Eksperimentohet një mikroçip i implantueshëm në tru, që lexon mendimin, dekodifikon sinjalet nga zona cerebrale që kontrollon muskujt të cilët përdoren për të folur dhe parashikon tingujt që do të shqiptohen.
Eksperimenti është kryer nga Universiteti amerikan “Duke” dhe është publikuar në revistën shkencore “Nature Communications” dhe konsiderohet mjaft i rëndësishëm pasi është një hap i parë për të ndihmuar në të ardhmen pacientët me shqetësime në të folur e shprehur.
Grupi kërkimor ka arritur të implantojë këto çipe në trurin e pacientëve të cilët vuanin nga patologji të ndryshme. Ka rezultuar efikas eksperimenti vetëm për pak fjalë dhe tinguj. Të dhënat e përftuara, që janë impulse elektrike që korrespondojnë me kontrollin mbi muskujt e të shprehurit, janë vënë në dispozicion të një algortimi automatik për të parë saktësinë.
Metoda ka rezultuar efikase në disa raste me 80% dhe në disa të tjera 40%, rezultate që konsiderohen mjaft premtuese.
Klan News