Mikëpritja e mbretit Charles në Francë

Darka e tij në pallatin e Versajës është kritikuar për shkak të luksit

Mbreti Charles III ka vlerësuar mirëpritjen e mrekullueshme të Francës në një darkë madhështore të mbajtur për nder të tij të në ambientet e Pallatit të Versajës.

“Edhe një herë, Franca dhe populli francez kanë treguar një mikëpritje të ngrohtë dhe dashamirësi të thellë, për të cilën ne jemi shumë mirënjohës”.

Ndërsa për Shefin e Elizesë, Emmanul Macron vizita nënvizon miqësinë mes dy vendeve.

“Në nder të Madhërisë suaj, Mbretëreshës Camilla, si dhe familjes suaj, po ngre këtë dolli. Rroftë miqësia franko-britanike.”

Charles dhe mbretëresha e tij Camilla morën pjesë në një darkë ku mes të ftuarve kishte edhe shumë figura të shquara. Midis të pranishmëve ishin aktori britanik Hugh Grant, shkrimtari Ken Follett, këngëtari i Rolling Stones, Mike Jagger, futbollisti Didier Drogba por edhe shumë politikanë.

Vizita e Mbretit Charles në Francë vjen pasi qytetarët francezë dhe britanikë po vuajnë pasojat e inflacionit që ka arritur në nivelet më të larta të disa dekadave. Për këtë arsye edhe darka në Pallatin luksoz të Versajës ka marrë kritika të shumta.

Franca pritej të ishte vendi i parë që Charles do të vizitonte pasi u bë mbret, një gjest miqësie nga Britania e Madhe pas viteve të vështira të Brexit. Por vizita, e planifikuar për në Mars, u shty kur Franca u përfshi nga protestat kundër reformës së pensioneve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share