Mijëra të evakuuar nga shpërthimi i zjarrit në ishujt Kanarie

Mijëra banorë të La Palmas në ishujt Kanarie janë urdhëruar që të largohen nga shtëpitë e tyre pasi punonjësit e urgjencës përpiqen të vënë nën kontroll një zjarr që ka shpërthyer atje.

Zjarri filloi herët të shtunën dhe është zgjeruar në hapësirë deri në 11 mijë hektarë tokë, si dhe një numër i shtëpive janë përfshirë nga flakët.

Rreth 400 trupa të kërkim-shpëtimit janë në terren duke shuar flakët. Zyrtarët thanë se rreth 4,255 njerëz ishin evakuuar, por të tjerët po refuzonin të largoheshin.

Ky zjarr vjen më pak se dy vjet pasi një vullkan shpërtheu në ishull, duke shkatërruar mijëra shtëpi.Fernando Clavijo, president i qeverisë rajonale të ishujve Kanarie, tha se kishte “rezistencë ndaj braktisjes së shtëpive”, por se parësore është shpëtimi i jetëve.

“Njerëzit vijnë së pari, pastaj shtëpitë, dhe më pas [fikja e zjarrit],” tha ai, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share