Mijëra serbë protestojnë kundër vrasjeve të fundit

Protestuesit i bënë thirrje Vuçiëit, ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së sigurisë të Serbisë të japin dorëheqjen

Dhjetëra mijëra serbë marshuan nëpër Beograd në përgjigje të dy të shtënave masive që vranë 18 njerëz, duke fajësuar për vdekjet, retorikën e dhunës e cila është në rritje.

Protestuesit i bënë thirrje Vuçiçit, ministrit të Brendshëm, Bratislav Gasic dhe kreut të agjencisë së sigurisë të Serbisë të japin dorëheqjen.

“Ne erdhëm për të protestuar kundër agjencisë përgjegjëse për licencimin dhe monitorimin e programeve televizive. Duam që anëtarët e saj të shkarkohen, duam që kreu i agjencisë së sigurisë Aleksandar Vulin të shkarkohet, të ndalet dhuna në rrugë, në shkolla dhe në biznese, kudo.”

Protestuesit u mblodhën jashtë parlamentit të Serbisë përpara se të marshonin nëpër kryeqytet dhe në një urë autostradë mbi lumin Sava, duke e ndalur trafikun.

Kundërshtarët politikë të Vuçiçit, të cilët organizuan protesta masive kundër dhunës në shoqëri dhe sundimit të Vuçiçit pas të shtënave, kritikuan masat e qeverisë për kontrollin e armëve si joreale për t’u zbatuar.

Qeveria mohon akuzat e partive opozitare dhe i akuzon ato për organizimin e protestave për përfitime politike.   Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u zotua të çarmatosë vendin e tij pas të shtënave.

Serbia, së bashku me Malin e Zi, ka numrin më të lartë të armëve të zjarrit, 39 armë për 100 banorë në vend.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share