Infrastruktura e përmirësuar, çmimet pësuan rritje
Për t’ju larguar temperaturave të larta, qindra-mijëra pushues kanë vërshuar drejt plazheve të Durrësit. E gjithë vija bregdetare është mbipopulluar nga pushues vendas, por edhe të ardhur kryesisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Pushuesit thonë se deti mbetet alternativa më e mirë për t’u freskuar në këto ditë nxehta Korriku.
“Sa të shkosh në ndonjë vend tjetër, hajde në breg të detit, është ajër i frreskët.”
Pushues konstatojnë se infrastruktura në bregdetin e Durrësit është përmirësuar dukshëm këtë vit, por çmimet thonë se kanë pësuar një rritje të dukshme krahasuar me vitin kaluar.
“Çmimet janë rritur në krahasim me vitin e shkuar.”
“Shtrenjtë janë pak për ne pensionistët.”
Fluksi i pushuesve ka lënë të kënaqur edhe operatorët turistikë të cilët shprehen që ky sezon po sjell më shumë turistë se i kaluari.
Tv Klan