Gjykata e Apelit në Shkup sot ka bërë të ditur se e hedh poshtë aktakuzën kundër ish-drejtorit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për rastin “Titanik 2”.
Të pandehurit e tjerë në këtë rast, përfshi edhe kreun e PDSH-së Menduh Thaçi dhe ish anëtarët e Komisionit Zgjedhor Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Vlatko Sajkoski, iu ndryshuan dënimet me burg në dënime me kusht.