Mijallkov ndryshon adresën e vendbanimit nga Shkupi në Ohër dhe dënimin do ta vuaj në burgun e Strugës

Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijalkov, ka ndërruar adresën  e vendbanimit nga Shkupi në Ohër. Mijalkov në fillim të këtij muaji u deklarua fajtor për rastin “Perandoria” dhe duhet të kalojë tre vjet burg, që nënkupton se dënimin me burg për rastin “Perandoria” do ta vuaj në burgun e Strugës.

“Pas njoftimit të marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme më 19 korrik 2022, lënda me të gjitha shkresat do të kalojë në kompetencë të Gjykatës Themelore të Ohrit, si gjykatë kompetente vendore për trajtimin e rastit konkret. Njoftoi Gjykata Penale për Tv Kanal 5, transmeton KlanM.

Gjykata në Ohër më pas do të duhet t’i dërgojë Mijallkovit një akt referimi për burgun në Strugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share