SHFUQIZOHET VENDIMI PËR DËNIM ISH KREUT TË DSK-së ME 12 VJET BURG
Pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Target dhe Fortesa” për përgjimin masiv të paligjshëm në DSK, ka shumë gjasa që i akuzuari Sasho Mijalkov të lirohet nga akuza pasi lënda po vjetërsohet.
“Gjykata e Apelit ka shfuqizuar vendimin e Gjykatë Penale për dënim të Sasho Mijallkovit me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa”. Kjo nënkupton se rasti do të kthehet në rigjykim në Gjykatën Penale” – thonë nga Gjykata e Apelit.
Gjykata Themelore Penale Shkup më 26 shkurt 2021 për rastin “Target-Fortesa”, i cili ka të bëjë me përgjimin masiv dhe shkatërrimin e pajisjeve nga DSK-ja, ka shqiptuar dënim me burg prej 55 vjet dhe 10 vjet me kusht, gjegjësisht gjithsej 65 vjet për 11 persona.
Për rastin ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet burg për veprën penale “bashkim kriminal”, “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”. Gjykata gjithashtu dënoi me nga 15 vjet burg edhe ish shefin e drejtorisë së pestë të MPB-së Goran Grujovski dhe punonjësin e kësaj drejtorie Nikolla Boshkoski. Ndryshe, rastin Target-Fortesa ka të bëjë me përgjime të paligjshme të mbi katër mijë numrave telefonikë midis viteve 2008-2015. Në këtë rast përveç ish kreut të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, të akuzuar janë edhe ish-ministrja e Brendshëm, Gordana Jankulloska dhe disa punonjës të ish-DSK-së. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Arbana Qerimi