Mihalis Rokas ambasador i ri i BE-së në RMV!

ROKAS I’A DORËZOI LETRAT KREDENCIALE MUCUNSKIT

Ambasadori i sapoemëruar dhe shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian nw Shkup, Mihalis Rokas, i ka dorëzuar sot kopjet e letrave kredenciale ministrit të Punëve të Jashtme Timço Mucunski.

Në takimin në Ministri, siç informohet nga atje, Mucunski ka theksuar se misioni diplomatik i Roxas fillon në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit. Në këtë drejtim, ministri Mucunski shprehu besimin se me përkushtim të fortë reciprok do të arrijmë të sigurojmë përparim vendimtar në rrugën drejt realizimit të përcaktimit tonë strategjik për anëtarësim të ardhshëm në BE. Diplomati grek Mihalis Rokas është nominuar si ambasador i ri i Bashkimit Evropian dhe kryetar i delegacionit të BashkimitEuropian në Maqedoninë e Veriut, duke zëvendësuar në këtë post ambasadorin e deritanishwm l David Geer.

 Rokas vjen në Maqedoninë e Veriut nga Malajzia, ku ishte në detyrë si ambasador i BE-së dhe kryetar i Delegacionit të BE-sw që nga dhjetori 2020. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share