Microsoft ka njoftuar se po heton problemet me sistemet pas ndërprerjes së rrjetit të internetit

Microsoft ka njoftuar se po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit që kanë ndikuar globalisht, duke filluar pas mesnate. Kompania po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.

Firma e sigurisë së IT-së, Crowdstrike, ka konfirmuar se është në dijeni të raporteve për probleme në sistemin operativ Windows të Microsoft-it, lidhur me sensorin e tij Falcon.

“Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows lidhur me sensorin Falcon,” thuhet në një mesazh telefonik të regjistruar.

Ndërprerja e rrjetit të internetit ka shkaktuar kaos në disa prej aeroporteve ndërkombëtare, duke ndikuar në fluturimet e kompanive të mëdha ajrore amerikane si Delta, United dhe American Airlines, të cilat u anuluan mëngjesin e së premtes për shkak të problemeve të rrjetit të komunikimit. Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore gjithashtu kanë pësuar ndërprerje të shërbimit të IT-së në të gjithë botën.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share