MARRËVESHJA E PRESPËS
Në Samitin e Natos në Uashington kryeministri Grek Kiriakos Micotakis shprehu shqetësimet para përfaqësuesve ndërkombëtar lidhur me mos respektimin e marrëveshjes së Prespës. Sipas tij, çështja e emrit nuk është çështje e negociueshme.
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington shprehu shqetsimet lidhur me përdorimin e emrit nga Qeveria e re maqedonase e udhëhequr nga VMRO DPMNE. Duke u shprehur katekorig se çështja e emrit nuk dicka që mund të negociohet.
“Kjo është një çështje që unë do ta ngre. çështja e emrit “thjesht, nuk është një çështje e negociueshme”.Nuk është konstruktive. Nuk i ndihmon rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur ne do të duhej të gjenim zona për bashkëpunim”.
Në ndërkohë ende nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim mes Kryeminstrave Kriakos Micotakis dhe Hristian Mickoski. Edhe pse gjatë ditës së djeshe Drejtori i Zyrës për marrëdhënie me publikun dhe media të kryeministrit grek, Panos Amiras në intervistën për televizionin shtetëror ERT njoftoi se nuk është planifikuar takimi i dy kryeministrave Kriiakos Micotakis me Hristian Mickoski në Samitin e Natos në Uashington.
Ndryshe, Mitsotakis më herët paralamëroi se Greqia mund të rrezikojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Lideri grek, që më herët nuk ishte pajtuar me Marrëveshjen e Prespës, që ishte arritur nga Qeveria paraprake e krahut të majtë, tha se e ka bërë të qartë se kjo është marrëveshje ndërkombëtare “dhe unë respektoj”. /tvklan.mk/