Micotakis – Escobar: RMV-ja ta respektojë “Prespën” dhe të vazhdojë rrugën drejt BE-së!

RAPORTET SHKUP – ATHINË

Miqtë tanë në Maqedoninë e Veriut duhet të kuptojnë se ka përfunduar fushata zgjedhore dhe ka ardhë koha që të bëhen serioz dhe ta respektojnë Marrëveshjen e Prespës” – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një prononcimi për televizionin “Open”.

Kryeministri grek bëri të qartë se Greqia nuk është vetëm duke u deklaruar për mundësinë e presioneve më të mëdha ndërkombëtare për Shkupin.

“Në këtë moment nuk është Greqia e izoluar, Shkupi është i izoluar. Dhe, mendoj se do ta kuptojnë se nga kjo politikë nuk kanë rrugëdalje dhe besoj se do t`u adaptohen presioneve që di t`u bëhen dhe emndoj se do të jetë mirë, për shkak se duam raporte të mira me fqiun tonë verior” – tha Micotakis.

Nga ana tjetër, emisari i posaçëm amerikan në largim për Ballkanin, Gabriel Eskobar gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik, ka thënë se ka marrë garanca nga partia fituese e zgjedhjeve të fundit në RMV se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane.

“Mendoj se Evropa dhe SHBA-të qartë treguan se presin që RMV-ja të vazhdojë rrugën evropiane dhe të jetë anëtare e përkushtuar e NATO-s. Po, kemi marrë garanca nga të gjitha nivelet e udhëheqësisë partiake të partisë kryesore që fitoi zgjedhjet, se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane” – Gabriel Eskobar.

Të pyetur nga Zëri I Amerikës në gjuhën maqedone nëse SHBA-të do t`i bëjnë thirrje Greqisë që t`i votojë memorandumet, nga press-shërbimi I Departamentit Amerikan të Shtetit kanë deklaruar se sikurse do të formohet qeveria e re dhe Kryeministri I ri, SHBA-të do të vazhdojnë ta potencojë rëndësinë e respektimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimet nga anëtarësimi fuqiplotë në BE. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share