KOVAÇEVSKI: ZGJEDHJET NË TERMININ E RREGULLT
Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka propozuar datën tetë maj si një ditë të duhur për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare.
Mickoski i bëri thirrje partive të pushtetit që të jenë racional dhe të pajtohen që dy ciklet zgjedhore të mbahen në të njëjtën ditë, për të shmangur harxhimet shtesë.
“Ja nuk deshën zgjedhje të parakohshme, ikën nga zgjedhje të rregullta, më 8 maj dita e mërkurë. Në të kaluarën është votuar të mërkurën, nuk është diçka që deri më tani nuk ka ndodhë në Maqedoni. Ja një datë, kur rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mund të jetë së bashku me zgjedhjet parlamentare. ka kohë të mjaftueshme, 72 orë për ankesa, në se ka të tilla dhe të kapet afati që më 20 maj të inaugurohet presidenti i ri” – deklaroi Hristijan Mickoski.
Nga ana tjetër, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se, për momentin nuk flitet për data konkrete, por për mbajtjen e zgjedhjeve në terminin e rregullt, për të cilën përfundimisht të gjitha partitë politike u pajtuan se do të jenë në terminin e rregullt.
“Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore në sa ditë para skadimit të mandatit organizohet edhe zgjedhjet parlamentare edhe presidencial dhe norma që data konkrete çdoherë varet nga ajo që do të dakordohet dhe që do të votohet më pas dhe propozohet para së gjithash nga ana e kryetarit të Kuvendit” – tha Kovaçevski.
Rreth pjesëmarrjes në grupin e punës i cili duhet të formohet, kryeministri tha se, si parti janë të gatshëm dhe së shpejti do të vendos kush do të jetë përfaqësues në grupin e punës dhe kush do ta udhëheq. /KlanMacedonia/