Mickoski zbut tonet ndaj Gjyqësorit/ Nuk komenton iniciativën e Prokurorit Kocevski

Kryeministri Hristian Mickovski gjatë paraqitjes së sotme ka zbutur qendrimet e tij ndaj gjyqësorit, thotë se nuk është puna e qeverisë të hetojë dhe gjykojë. Ai nuk komentoni inciativën e prokurorit Kocevski për ndërmarrjen e masave urgjente nga prokurorët për rastet që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin.

Pas vendimit të kryeprokuroriyt Kocevski sot është kryer mbuikqurje e punës së Prokurorisë për krim të organizuar ndërsa paraprakisht kontroll është bërë në të gjitha prokuroritë më të larta publike në vend, ndërsa deri në fund të vitit, sipas njoftimeve të prokurorisë së shtetit, mbikëqyrja e procedurës do të bëhet në Departamentin për Ndihmë Juridike Ndërkombëtar dhe Zyra për Ndërlidhje me Eurojustice në Prokurorin Publike të Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe nga me herët kryeministri Hristijan Mickovski duke folur rreth inicijativës së fundit të kryeprokurorit Kocevski duket se I ka zbutur tonet kërcnuese që në shumë raste I kishte adresuar prokurorisë dhe gjyqësisë në vend.

“Prokuroria është ajo që bën kallëzimin dhe më vonë nëse gjykata e pranon, gjykon, nuk është shteti, nuk më shkon mendja dhe nuk do ta bëj ndonjëherë. Sapo dërgova mesazhe të reja për publikun dhe do të vazhdoj t’i dërgoj tek këto dy institucione, si prokurorë ashtu edhe gjyqtarë, të bëjnë punën e tyre, të mos jenë ortakë me kriminelët, pavarësisht nëse janë kriminelë politikë apo të vërtetë nga rruga, por të luftojnë krimm dhe korrupsionit, thotë kryeministri Hristijan Miccsoki.

Ai ka komentuar edhe dorëheqjen e kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva.

“Mendoj se ky proces duhet të jetë dinamik, pra kushdo që nuk i përmbush pritshmëritë të jetë i sinqertë dhe të largohet, pavarësisht se cili është roli i tij në shoqëri. Vlerësoj që ky këshill gjyqësor dhe vlerësoj që drejtësia dhe prokuroria së bashku me këtë besim që kanë tek qytetarët dështuan dhe ky nuk duhet të jetë përjashtim, ky duhet të jetë rregull në të ardhmen që kushdo që nuk do të justifikojë besimin e qytetarëve duhet të largohet, pavarësisht se çfarë roli ka në shoqëri” – tha Mickoski

Dameva dha doreheqje nga detyra kryetare e Këshillit gjyqësor të hënën duke fajlsuar kryeministrin dhe partinë e tij për presion ndaj saj dhe gjyqësorit, por tha se do të vazhdoj të mbetet si antarë e këshillit gjyqsor edhe pse pret presione shtesë nga pushteti. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share