QEVERIA TA TREGOJË DATËN DHE KOHËN
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se pranon grupet e punës për të konstatuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve në vitin 2024 duke kërkuar që takimi të mbahet sa më shpejt, përcjellë KlanM.
“Ja, nuk ka zgjedhje të parakohshme në muajin Maj. 8 Maji nuk janë të parakohshme janë të rregullta. Vetëm le të takohet grupi I punës dhe le të bisedojnë. Atë që do ta propozojnë, për të do të bisedojmë. Le të jetë sic thotë Kovacevski, ne do të dëgjojmë”, tha Hristijan Mickoski.
Por, kreu I opozitës paralajmëroi edhe për një shqetësim tjetër.
“Do të rikujtoj se ne kemi edhe një problem tjetër, për shkak se kemi KSHZ-në që nuk punon konform ligjit. Pse nuk punon? Për shkak se nuk janë 7 anëtarë, janë 6. Sipas ligjit kemi strukturë qartë të KSHZ-së, 4 anëtarë të pushtetit dhe 3 të opozitës. Ne kemi 2 anëtarë të opozitës dhe qeveria bën obstruksione për të nominuar anëtarin e opozitës”, tha Mickoski.
Ndërkohë, Profesori Velo Markovski do të kandidohet për President të vendit si kandidat i pavarur. Ai pret mbëhstetjen nga 10.000 qytetarë, nënshkrimet e të cilëve, sic tha, do të grumbullohen konform ligjit pas shpalljes së zgjedhjeve.
Deri në zgjedhje ai do ta prezantojë platformën dhe pret mbështetje nga të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë partiake./KlanMacedonia