Mickoski: Më 18 Qershor në Kuvend – të dielën bëhen publike emrat e ministrave!

QEVERIA E RE

Javën e ardhshme pritet që të mbahen seanca për formimin e Qeverisë së re. Mandatari Hristijan Mickoski deklaroi sot se, lista zyrtare me emrat e ministrave do të dorëzohet të martën në Kuvend.

Mickoski nuk ka zbuluar emra se cilët do të jenë ministrat që do të propozohen nga partia e tij.

Ai tha se propozimet do të shqyrtohen nga organet partiake dhe në fund të javës, mund të pritet që të përmbyllet lista e propozimeve dhe të publikohen të njëjtit.

“Këtë fundjavë, të dielën do të mbahet seanca e Komiteti Ekzekutiv dhe Qendor, do të prezantohen zgjidhjet kadrovike nga ana ime si mandatar, me biografinë e tyre. Pres që Komiteti Ekzekutiv dhe Komiteti Qendror të prononcohen dhe nëse prononcimi është pozitiv dhe i suksesshëm, t’i kumtohen opinionit. Lista zyrtare e Qeverisë së ardhshme, së bashku me programin e punës, do t’i dorëzohen Kuvendit të martën, më 18 qershor” – tha Mickoski.

I pyetur nëse do të bashkëpunojnë me BDI-në apo nëse do të jenë edhe ato pjesë e qeverisë, pasi ato mbështetën ligjin për riorganizimin e ministrive, Mickoski përsëriti se pjesë e Qeverisë së re do të jetë VMRO – DPMNE, koalicioni VLEN dhe Lëvizja ZNAM.

“Në opozitë do të jenë koalicioni “Fronti Evropian”, koalicioni “Ardhmëria Evropiane” e udhëhequr nga LSDM dhe partia politike e Majta. Me këtë do të realizohet edhe premtimi i dytë që e kemi dhënë në zgjedhje. Premtimi i parë ishte riorganizim i përbërjes së qeverisë, ndërsa premtimi i dytë është BDI në opozitë, premtimi i tretë është 400 deri në 450 milionë euro investime në prodhimin e energjisë elektrike nga burime ripërtrirëse, të cilin do ta shohë opinioni i Maqedonisë më 25 qershor” – deklaroi Mickoski.

Ai shtoi se, në Qeverinë e re nuk do të ketë më drejtorë ekonomik në institutet shëndetësore, do të ketë një qendër klinike dhe do të hiqet pozita zëvendësdrejtor aty është aktualisht, si dhe paralajmëroi reduktim të anëtarëve të bordeve drejtuese për 20 përqind. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share