KOVAÇEVSKI: NË ZGJEDHJE DO TË KEMI BLLOKUN PRO DHE ATË ANTI-EVROPIAN
Kreu i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski vlerëson se partia e tij duhet të marrë pjesë në qeverinë teknike dhe të nominojë anëtarë në këtë qeveri, njofton KlanM.
Kjo sipas tij, do të ruante procesin demokratik nga keqpërdorimet e pushtetit. Megjithatë, Mickoski tha se ky është qëndrimi i tij, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret nga organet e partisë.
“Në periudhën që vjen do të kemi mbledhje në kuadër të partisë, komitetit ekzekutiv dhe qendror, ky është qëndrimi im, do të shohim se si do të zhvillohet ajo më tej, cili do të jetë qëndrimi i Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror, vlerësoj se është e nevojshme pjesëmarrja e VMRO – DPMNE-së në qeverinë teknik, pasi më parë ofruam që të intervenohet ligjërisht që të fshihet ky implant i cili sipas nesh, por edhe sipas shumë ekspertëve kushtetuese, është në kundërshtim me kushtetutën”, deklaroi Hristijan Mickoski.
Në lidhje me këtë çështje është paralajmëruar edhe një takim mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe Mickoskit, sic percjell KlanM, për të cilin Kovaçevski sot tha se, kabinetet e dy palëve do ta caktojnë atë takim sipas mënyrës së rregullt dhe se do të jetë i nivelit teknik.
Sa i përket koalicioneve parazgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm ai tha se, partitë do të ndahen në dy blloqe, në bllokun proevropian dhe në atë antievropian.
“Një gjë është e sigurt se, do të kemi dy blloqe, njëri do të jetë pro-evropian i cili synon për integrim të shtetit, ndërsa i dyti do të jetë blloku anti-evropian i cili, sipas fjalëve të liderit të atij blloku anti – evropian, Maqedonia mund të presë edhe 100 vite dhe të mos anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë se, të gjithë qytetarët e lindur momentalisht në shtet, nuk do të arrijnë të jenë pjesë e BE-së, sipas fjalëve të liderit të koalicionit anti-evropian”, tha Dimitar Kovaçevski.
I pyetur për takim e së hënës mes liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe atij të ASH-së, Arben Taravari, sic njofton KlanM, kryeministri tha se çdo takim qëllim mirë është hap pozitiv në avancimin e demokracisë./KlanMacedonia