Mickoski: Vazhdojnë konsultimet për referendumin

LSDM: MICKOSKI PËRHAP GËNJESHTRA PËR BULLGARIZIMIN

Nga opozitarja VMRO-DPMNE thonë se vazhdojnë konsultimet me ekspertë për atë si të zbatohet përcaktimi i popullit në referendum në raport me Kornizën negociuese më Bashkimin Evropian, përkatësisht me kushtet të cilat Bullgaria i ka imponuar gjatë procesit. Lideri Hristijan Mickoski thekson se mbetet në qëndrimin për organizimin e referendumit, por edhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për ndryshim të pushtetit për të cilin pohon se edhe në kushte të krizës “vazhdon t’i vjedhë paratë e popullit. Partia në pushtet LSDM përgjigjet se

Përveç kërkesës së zakonshme për zgjedhje të parakohshme, lideri i opozitares VMRO-DPMNE tani për çdo ditë e përsërit edhe kërkesën për organizim të referendumit për negociatat aderuse me Bashkimin Evropian, sic thotw, për shkak të kushteve degraduese të imponuara nga Sofja zyrtare. Thotë se vazhdojnë konsultimet për zbatimin e përcaktimit të popullit.

“Rreth asaj në çfarë forme do të jetë referendumi, i obligueshëm, konsultativ, kur mund të mbahet, kush do ta dorëzojë, deputetët ose 150 mijë qytetarë, a do të jetë paraprak ose pasues, a do të jetë në raport me kornizën negociuese ose për pjesën që ka të bëjë me Marrëveshjen dypalëshe me Bullgarinë, ndërsa burimi i problemeve të kësaj është protokolli, këto janë gjërat që duhet ta mbrojnë identitetin maqedonas.” – deklaroi Mickoski.

Mickoski drejtoi kritika edhe në llogari të partive opozitare nga blloku shqiptar, për shkak të mbështetjes që e dhanë për Kornizën negociuese me BE-në, por sipas LSDM-së kjo në fakt është pranim nga ana e liderit të VMRO-DPMNE-së se së bashku me “Të majtën” e vogël janë të izoluar – kundër Bashkimit Evropian.

“Gjithë veprimin e tij politik Mickoski e ka kthyer në përhapje të gënjeshtarve,  të manipulimeve, të skenareve të përgjakura, përpjekje për bllokim të shtetit dhe të ardhmes evropiane të qytetarëve. Gjithçka që ka thënë Mickoski ka dalë e kundërta, nuk ka bullgarizim, nuk ka asimilim, i kemi nisur negociatat me BE-në me gjuhë të pastër maqedonase dhe me identiteti të mbrojtur. Njësoj ka qenë edhe për gënjeshtrat për Marrëveshjen e Prespës, me Ligjin për përdorim të gjuhëve.” – thonë nga LSDM.

Në lidhje me krizën ekonomike, lideri i opozitës theksoi se nuk do të mbështesë shpalljen e gjendjes së re të krizës në vend, sepse konsideron se në këtë mënyrë qeveria “do të vazhdojë t’i vjedhë paratë e popullit”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share