Mickoski uroi Trampin për fitoren në zgjedhjet për president në SHBA

Kryeministri Hristijan Mickoski personalisht dhe në emër të qytetarëve, i dërgoi urime presidentit Donald Tramp për fitoren e tij në zgjedhjet për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kjo fitore është një vërtetim i besimit të popullit amerikan në parimet e lirisë dhe demokracisë. Me padurim presim thellimin e mëtejshëm të partneritetit dhe bashkëpunimit tonë të fuqishëm, veçanërisht në fushat e sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe reformave demokratike”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

Ai shënoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në ndërtimin e lidhjeve ende më të forta me SHBA-në, si aleat dhe mik strategjik, të cilat do të vazhdojnë ta përforcojnë stabilitetin dhe përparimin e gjithë rajonit.

“Urimet më të mira për presidentin Tramp dhe gjithë popullin amerikan”!, qëndron në urimin për Trampin nga kryeministri Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share