Mickoski thyen heshtjen, uron Sheqerinskën!

Kryeministri Hristian Mickoski gjatë ditës së sotme theu heshtjen duke uruar përzgjedhjene Radmilla Sheqerinskës për zv. Sekretare e përgjithshme e NATO-s.

Mickoski njoftoi se e ka uruar Sheqrinskën në një bisedë telefonike dhe shprehet i bindur se ajo do të përfaqësoj vendin denjësisht në këtë aleancë.

“Nuk është sekret se në të kaluarën kemi pasur shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë me problemet aktuale, politikat, dallimet ideologjike – dhe këtë nuk duhet ta fshehim, sepse vijmë nga një familje dhe opsione të ndryshme politike. Por si qeveri kemi pasur një sfidë për të vendosur se kë dhe si të mbështesim për zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, sepse kishte kandidatë nga disa vende. Ne këtu nuk kemi pasur asnjë dilemë, sepse shpeshherë bëjmë thirrje për unitet dhe dialog me opozitën, por nëse nuk e bëjmë në veprim dhe thirrje, atëherë është hipokrizi.Prandaj ne si qeveri jo vetëm që e mbështetëm kandidaturën e Radmila Shekerinska-s,  në mënyrë aktive e biseduam me aleatët tanë. Për ne, bashkimi dhe interesat kombëtare janë para interesave partiake, dhe të kesh një maqedonase si zëvendëssekretar të përgjithshëm në aleancën më të fuqishme dhe më të organizuar në histori është vërtetë një nder. Dhe këtu as une dhe as qeveria  nuk kemi pasur dilema dhe është mirë që përfundoi me sukses. Mbrëmë u ndëgjova me Radmilla Sheqrinskën biseduam nuk ka dilema se duhet së bashku të punojmë dhe të bëjmë gjithça që është në dorën tonë  për të ndihmuar ushtrine maqedonase me këtë edhe sigurinë dhe gjithçka që është e nevojshme për qytetarët tonë”, tha Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share