“DO TË BËJ ÇMOS QË BDI TË SHKOJË NË OPOZITË”
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga një tubim partiak në Veles ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e liderëve që është caktuar për të mërkurën, njofton KlanM.
Por, kreu I opozitës mbetet në qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese.
“Unë Hristijan Mickoski do të shkoj në takimin e liderëve dhe në emër të shumicës dërmuese të popullit I cili kërkon mbrojtje, do të theme se ndryshime kushtetuese, pranim të diktatit bullgar nuk do të ketë. Nuk do të lejoj të shkelen interesat kombëtare. Maqedonia nuk është në shitje” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, kishte edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare. Sipas tij, Maqedonia ka bërë shumë sakrifica në rrugën e saj drejt BE-së, kurse burokratët evropian duhet t`i vlerësojnë përpjekjet e rrugëtimit evropian që konfirmojnë orientimin strategjik.
“Nga faktori ndërkombëtar dhe BE-ja kërkoj një shans korrekt për popullin tim dhe Maqedoninë. Shansi korrekt është sikurse e kanë pasur të gjithë popujt dhe vendet që aderuan në BE dhe për të cilët nuk ishte kërkuar të hiqet vetpërcaktimi dhe që ishin inkurajuar dhe mbështetur në rrugën drejt BE-së” – tha Mickoski.
Mickoski, sic percjell KlanM, është zotuar se do të bëjë çmos që BDI-ja të shkojë në opozitë kurse është shprehur i gatshëm për ta bërë paktin për unitet kombëtar dhe shtetëror, për të cilin tha se do të jetë shpëtimi për Maqedoninë. /KlanMacedonia/