Zgjedhjet e parakohshme shpëtim për Maqedoninë
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas tij, qeveria nuk ka shumicën për ndryshimet kushtetuese dhe pesë muaj pas pranimit të propozimit francez asgjë s`ka ndryshuar.
“Cdo zgjidhje tjetër do të thotë vazhdimi i agonisë. Për këtë shkak themi se duhen zgjedhjet që Maqedonia dhe qytetarët të ndalojnë së humburi. Zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme për ta shpëtuar nga agonia Maqedoninë. Është e qartë se s`ka shumicë prej 80 deputetëve, politika e LSDM-së dhe BDI-së po dështon. A thua vallë do ta zbatojnë metodën e Prespës dhe “për veshi do të marrin deputetët, do të përpiqen me metoda jokonvencionale, nuk e di dhe nuk dua të besoj. Por, duke e ditur karakterin e këtyre njerëzve, gjithcka është e mundshme”, thotë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski./KlanMacedonia