Mickoski shpall moratorium, VLEN: Ajo deklaratë i dedikohet BDI-së

Për koalicionin Vlen deklarata e Kryeministrit  Hristian Mickoski i cili nga Krusheva shpalli moratorium për temat që kanë të bëjnë me çështjet etnike është e dedikuar për BDI-në. Nga kjo parti thonë se Koalicioni VLEN marrëveshje të fortë me VMRO DPMNE-në dhe nuk do të heqin dorë nga kjo.

“Vlerësojmë që deklarata e kryeministrit Mickovski i dedikohet BDI-së, të cilët shpresojnë që do t’i përsëritet periudha 2006-2008. Sot 16 vite më pas, BDI pa legjitimitet zgjedhor tek shqiptarët dhe si opozitë po përballet me përgjegjësinë gjyqësore për korrupsionin politik të ish funksionarëve të tyre. Manipulimet e lidershipit të frikësuar opozitar të BDI-së nuk rezonojnë më te shqiptarët. Koalicioni VLEN ka një marrëveshje të fortë me VMRO DPMNE-në për parimet mbi të cilat mbështetet qeveria e re dhe nuk do të heqim dorë nga kjo”, thonë nga VLEN.

Në fjalimin e tij kushtuar ditës së ilindenit kryeministri  Mickoski deklaroi se nuk do të flas për tema që krijojnë tensione etnike, pasi vlerësoi që vendi ka probleme tjera.

“Shpall moratorium të bisedave për tema që përçajnë dhe keqpërdorin çështjet etnike, thërras të gjithë liderët të flasim për atë që i zgjidh problemet, ekonominë, arsimin dhe inovacionet. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët janë me të vërtetë të lodhur nga shpërdorimi i pozitave të tyre dhe fakti që elitat politike ndërtojnë karriera mbi shpinën e tyre, ndërsa ne të gjithë ndajmë të njëjtin fat. Prandaj nuk do të drejtoj një bisedë për tema që krijojnë tension dhe keqpërdor çështjet etnike dhe u bëj thirrje të gjitha palëve, subjekteve dhe liderëve që të flasin për atë që është me të vërtetë e rëndësishme, që është ekonomia, arsimi dhe risitë që sjellin të ardhmen”, deklaroi Mickoski.

Kohëve të fundit problemet ndëretnike në vend morën hov kur në opinion është aktuale tema e balancuesit,  rasti  i ish-luftëtarit të UÇK-së dhe incidenti I  presidentes Vjosa Osmani. Por edhe probleme të jashtme diplomatike, si me Greqinë, Bullgarinë dhe së fundmi me Kosovën. /tvklan.mk

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share