‘BLLOKDATA DHE FRENIMET DUHET T’I TAKOJNË SË SHKUARËS’
Kryeministri Hristijan Mickoski gjatë qendrimit në Uashington, së bashku me kryetarët e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Republikës së Malit të Zi, Milojko Spajiq u takuan me senatorin Jean Sain dhe senatorin Tom Tillis. Në një njoftim për media nga qeveria e RMV-së thonë se kryeministri Mickoski u fokusua në sfidat që është përballur rajonin duke shtuar se nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte.
“Bllokadat, frenimet dhe pengesat duhet të jenë një relike e një kohe të shkuar. Është e mirëseardhur çdo iniciativë që është për bashkëpunim më të madh në rajon dhe që mund të sjellë jetë më të mirë. Nevojitet një fillim i ri dhe një gjeneratë e politikanëve të gatshëm për një dialog të arsyeshëm të bazuar në fakte”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Në njoftimin e qeverisë thuhet se e ardhmja e rajonit, është bashkëpunimi ekonomik dhe investimet për qytetarë si dhe lufta absolute kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që paraqet kërcënimin më të madh për progresin. /tvklan.mk/