Mickoski: Qytetarët u tradhëtuan, kushtetuta nuk ndryshohet

“ASGJË S’KA MBARUAR, BASHKË DO TË FITOJMË”

Pas votimit të propozimit francez në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së së bashku me kryetarin e tyre Hristijan Mickovski dolën para selisë së tyre për të treguar se ata japin garanci se nuk do të votojnë për ndryshime Kushtetuese në Kuvend.

“Populli mund të rri i qetë ky nuk është viti 2019. VMRO-DPMNE është garanci se ndryshiumet nuk do të ndodhin. Deputetët kanë dhënë nënshkrime në noter se nuk do të votojnë ndryshime kushtetuese”. – tha Mickoski.

Ndërsa në pyetjen a do të bashkëpunonte në zgjedhjet e ardhëshme me BDI-në dhe Bujar Osmanin, Mickovski u përgjigj tha se ministrin e tanishëm për punë të jashtme nuk do ta vendos as si administrator.

‘‘Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt, nëse ndodh që të kemi bashkëpunim në të ardhmën ose qeveri të re ai person nuk do të jetë as administratorë i thjeshtë e leje më ndonjë post qeveritar” – deklaroi Mickoski.

Mickovcski tha se me votimin e propozimit frances janë tradhëtuar qytetarët ndërsa sipas tij këtë partitë në qeveri nuk do ta kalojnë loehtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share