TASH LUFTA BËHET SI TË KALOHET MUAJI GUSHT
Kreu i Vmro Dpmne i bindur se 44 deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së janë garancia e vetme se ndryshimet e këtilla kushtetuese nuk do të kalojnë. Ai thot se kjo qeveri nuk i ka numrat.
Nëse ka shumicë prej dy tretave, ndryshimet kushtetuese do të ishin tashmë në tryezë. Është e qartë se nuk kanë dy të tretat, tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski gjatë vizitës së sotme në komunën Petrovec. Ai beson se 44 deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së janë garancia e vetme se ndryshimet e këtilla kushtetuese nuk do të kalojnë.
”Eshte e qarte qe nuk kane dy te tretat. “Tash lufta mes individëve në Qeveri nuk është për ndryshime kushtetuese, por si të kalohet muaji gusht dhe si në mënyrë shtesë të manipulohen qytetarët dhe opinioni sepse janë para zgjedhjeve, për zgjedhje të vjeshtës. Ndërsa zgjedhjet në vjeshtë për disa nga ministrat e qeverisë që janë pjesë e partnerit më të vogël të koalicionit LSDM do të nënkuptojnë fundin e karrierës së tyre politike. Por edhe për disa nga ministrat që janë pjesë e BDI-së do të thotë edhe fundi i karrierës së tyre politike, sepse besoj fuqimisht se do të befasohen pakëndshëm nga rezultati që do të ndodhë nëse ato zgjedhje janë të hershme në vjeshtë”, tha Mickoski.
Pasi që të kalojë gushti dhe shtatori, sipas Mickoskit nuk do të ketë bazë kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. /KlanMacedonia/