Mickoski: Qeveri pa BDI – JO Kryeministrit shqiptar!

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë një aktiviteti partiak në Koçanë ka theksuar se qeveria kalimtare që do të formohet të jetë pa BDI-në dhe me të gjithë partitë tjera politike, njofton KlanM.

Ai ka theksuar se opozita e konsoliduar shqiptare është mirë të jetë pjesë e asaj qeverie, kurse ndryshimet kushtetuese të vlejnë pasi Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së.

Ai, sic njofton KlanM, ka komentuar edhe Kryeministrin shqiptar që sipas marrëveshjes duhet të jetë në krye të qeverisë teknike 100 ditë para zgjedhjeve.

“Kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë Kryeministër për shkak të marrëveshjes LSDM-BDI, por do të jetë Kryeministër që do të zgjidhet nga shumica e deputetëve në kuadër të Parlamentit. Këtë e propozuam ne si VMRO-DPMNE dhe presim përgjigje nga LSDM-ja” – tha Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share