VMRO-DPMNE: ME 10 MILION PËR RRITJEN E STANDARDIT TË PUNONJËSVE NË MEDIA
VMRO-DPMNE do të propozojë në Kuvend amendament në Propozim Buxhetin e vitit 2024, me të cilin gazetarëve dhe punonjësve mediatik të lirohen nga sigurimi social dhe shëndetësor. Kështu deklaroi lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski në takimin e sotëm me mediat. Ai shtoi se ky amandament nuk i përfshin vetëm të punësuarit në RTVM dhe në Agjencinë e shtetërore të lajmeve pasi këto dy insatitu8cione marrin para nga buxheti i shtetit.
“Qëllimi është që vitin e ardhshëm të gjithë punonjësit mediatik të lirohen plotësisht nga kontroibutet, të cilat janë 28% e pagës bruto. Në nivel vjetor implikimet buxhetore për këtë masë, me të cilën mbështeten diku 2500 të punësuar në media, do të ishte rreth 10”, ka deklaruar Mickoski.
Ai ka shtuar se nëse pushteti nuk e pranon këtë zgjidhje, pas fitores së VMRO-DPMNE-së, në rishikimin e parë të buxhetit, në muajin korrik do e vendosin këtë masë e cila do të zbatohet deri në fund të vitit 2024 dhe do të vlejë për çdo vit të ardhshëm.
Ai ka shtuar se kjo do u mundësojë pronarëve të mediave që ti rrisin pagat e punonjësve në media. /KlanMacedonia/