DORËZOHET NË KUVEND PROJEKTLIGJI PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR ENERGJETIKË
Deputetët e VMRO-DPMNE, sot dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për energjetikë, në procedurë të shkurtuar. Kreu I kësaj partie Hristian Mickoski njoftoi se ai e ka nënshkruar I pari propozim ligjin I cili ka për qëllim, parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.
Mandatari për formimin e qeverisë së ardhshme Hristian Mickoski bëri të ditur se janë duke realizuar premtimet e dhëna para qytetarëve, e një ndër ta ka qenë kujdesi për standrtin e qytetarëve.
“Në fakt është një ligj i propozuar me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëri, pra do të mbrohet standardi i qytetarëve. Dhe me këtë ligj të propozuar, ajo që është përhapur në opinion këto ditët e fundit si informacion nuk do të lejohet të rrisë në mënyrë dramatike çmimin e energjisë elektrike”, tha mandatari për përbërjen e qeverisë së re” – tha Mickoski.
Mickoski siguron se nëse miratohet ky propozim për ndryshimin e Ligjit për energjetikë, me të cilin marzhi do të ulet nga 11,5 në 9,9 përqind dhe nëse furnizuesi universal e optimizon sasinë e energjisë elektrike, atëherë nuk do të ketë rritje të faturave të energjisë elektrike.
“Ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që në këto gjashtë muaj të riorganizohet sektori energjetik në Maqedoni, dhe tashmë në periudhën e ardhshme rregullative nga 1 janari 2025 deri më 30 qershor 2025, qytetarët do të kenë fatura më të lira të energjisë elektrike, industria të marrë atë që është në tregun e rregulluar, faturat më të lira të energjisë elektrike. Në këtë mënyrë do të shtypet inflacioni, pra çmimet do të ulen në vend që të rriten. Qytetarët bënë atë që duhej ta bënin, tani qeveria e ardhshme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE duhet të bëjë për qytetarët”, tha Mickoski në konferencën për media.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pret që energjia elektrike mos të shtrenjtohet prej 1 korrikut dhe thotë që Komisioni rregullator për energjetikë të sjellë vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve, ndërsa krahas kësaj pret edhe nga qeveria e re ta rishikojë vendimin e qeverisë teknike me të cilin është rritur çmimi që EMV ia ofron rrymën furnizuesit universal dhe është zvogëluar përqindja e mbulimit të nevojave të tregut rregullator.
“Ministria e Ekonomisë çdoherë ka për qëllim të ketë shpenzime sa më të ulëta të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj standardit jetësor të qytetarëve. Patëm qëndrim se EMV duhet të mbulojë 100 për qind të nevojave të furnizuesit universal, por ai qëndrim nuk u prnaua në vendimin qeveritar. Në pjesën e çmimit dhe në pjesën e përqindjeve qëndrimet sillen në mbledhje të mbyllur të Qeverisë dhe unë nuk kam të drejtë t’i them publikisht, por përafërsisht janë ato që dihen në opinion” – tha Bekteshi.
Nga ana tjetër gjatë ditës së djeshme, kreu I KRRE njoftoi se nuk do ketë ndërhyrje deri në fund të vitit e si pasojë paralajmëron për fatura më të larta nga muaji i ardhshëm. /tvklan.mk/