BDI: SHQIPTARËT PO POSHTËRSOHEN DHE NËNÇMOHEN NGA SHËRBËTORËT E VMRO DPMNE -SË
Kryeministri Mickoski me porosi për partitë shqiptare, Kushtetuta nuk është “Tavolinë Suedeze” që të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen, kërkon e njëjta të respektohet. Izet mexhiti akuzon BDI –në se ligji është mbajtur me vite në sirtar. Nga thonë se shqiptarët po poshtërsohen dhe nëncmohen nga shërbëtorët e VMRO-DPMN-SË
Pavarësisht apeleve nga koalicioni VLEN dhe reagimeve të Frontit Europian që Gjykata Kushtetuese të mos luaj me ligjin e gjuhëve në këtë perudhë sepse vendimi për anulim mund të çojë në destabilizim, kështu nuk mendoni kryeministri Mickoski.
I pyetur nga Klan Maqedoni, Mickoski deklaroi se të gjithë ata që gëzojnë privilegje nën këtë kushtetutë, duhet të njejtën ta respektojnë. Ai ka porositur qartë partitë politike shqiptare se Kushtetuta nuk është “Tavolinë Suedeze” që të marrësh atë që të pëlqen dhe ta lësh atë që nuk të pëlqen.
“Nuk mendoj se ka mundësi për ndonjë destabilizim. Realiteti ndonjëherë mund të mos u pëlqejë, megjithatë ju duhet ta pranoni atë realitet, nëse vërtetë luftoni për mbizotrim të së drejtës. Ndonjëherë gjërat në jetë janë ashtu siç ju dëshironi, por ndonjëherë nuk janë ashtu siç ju dëshironi. Ky është realiteti në këtë punë të cilën e bëjmë. Kjo nuk është “Tavolinë Suedeze” që ne të marrim atë që na konvenon dhe ta lëmë atë që nuk ka përshtatet në tavolinë. Kjo është rregulli i lojës, a rregulli thotë, mbizotrim i së drejtës, respektim i kushtetutës dhe ligjeve” – tha Mickoski.
Zv kryeministri Izet Mexhiti I cili konsideron se BDI është fajtor se ka sjell ligjë që është antikushtetues, thotë se koalicioni I tij nuk do të lejoj dikush ta prek gjuhën.
“Pse kjo lëndë është mbajtur në gjykatën kushtetuese në sirtarë, vite të tëra dhe pse BDI-ja ka sjellë një ligj që ka problem me kushtetutën janë probleme dmth që duhet ti sqaron Bashkimi Demokratik për Integrim dhe pytja është se pse kaq vite mbahet në sirtarë dhe tash janë në gjendje ta keqpërdorin edhe gjuhën shqipe, vetëm për të krijuar destabilizim dhe trazira” – tha Izet Mexhiti.
Mexhitit I kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga kjo partiI thonë se ishte vet Mexhiti që propozoi para strukturave të partisë ligjin që sot e kundërshtonë.
“Izeti gënjen paturpësisht, Ligjin e gjuhës e prezentoi ai në vitin 2017 në Kryesi të BDIsë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe qytetarët janë të shokuar nga gënjeshtrat brutale dhe të përditshme të humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO, të prirë nga Izet Mexhiti, për gjuhën zyrtare shqipe dhe përpjekjen e Gjykatës Kushtetuese për ta shfuqizuar atë’ – thonë nga BDI.
Në çdo paraqitje mediatike flasin gënjeshtra paturpësisht, në çdo veprim bëjnë gabim.
Në kaq pak kohë pushtet, Izeti dhe VLEN-i vazhdojnë të rrënojnë çdo të arritur për shqiptarët.
Dje, Izeti kërkoi llogari nga BDI se pse e kemi pranuar Ligjin e shqipes kështu siç është?!
Izeti e di përgjigjen, sepse vet ai i priu grupit negociator nga BDI me LSDM dhe e ka prezentuar Ligjin në Kryesi të partisë, edhe atë në formë dukshëm më të dobët se sa ligjin që u miratua në vitin 2019”, thonë nga BDI.
Izeti dhe VLEN-i sipas partisë së Ahmetit janë shndërruar tashmë në mbrojtës dhe promotor të denjë të politikave anti-shqiptare të VMRO-së dhe çdo sulm ndaj shqiptarëve mundohen ta relativizojnë dhe ta tërheqin vëmendjen te BDI dhe Fronti Evropian.
“Kështu ndodhi edhe me emërimin e Stoilkoviqit të Putinit për ministër të Marrëveshjes së Ohrit, heqjen e Balancuesit, ndërprerjen e punimeve në Korridorin 8, me nënçmimin e presidentes së Republikës së Kosovës, me tentimin për ekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani… e deri me përgatitjen e terrenit për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”
BDI konsideron se shqiptarët tani po poshtërsohen dhe nënçmohen nga sherbëtorët e VMRO DPMNEsë dhe po kthehen 30 vjet pas me të drejtat e tyre si qytetarë të rendit të dytë. /tvklan.mk/