Deri në orën 12:00 janë mbledhur mbi 15.000 nënshkrime në mbështetje të kandidaturës për presidente të shtetit të profesoreshës Gordana Siljanovska Davkova, informoi sot kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski.
Pas nënshkrimit për kandidaturën e Siljanovska Davkovës në Zyrën rajonale të KSHZ-së në Komunën e Karposhit, Mickoski theksoi se deri në orën 14 numri është mbi 20.000.
“Këto janë tregues të fortë, pres një fitore të madhe më 24 prill, e pastaj më 8 maj”, deklaroi Mickoski, duke theksuar se është i sigurt për fitoren në raundin e parë me 100.000 vota më shumë se kundërshtari Stevo Pendarovski.
Kandidimin e saj është mbështetur edhe me nënshkrimet e 30 deputetëve nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. /tvklan.mk