Pas takimit që kishte sot në Shkup me homologun e tij serb Millosh Vuçeviq, kryeministri Hristijan Mickoski tha se me Serbinë ndajnë shumë më shumë sesa kufijtë e përbashkët.
“Në zemrën e bisedave tona ishte kuptimi që ndajmë shumë më tepër se kufirin e përbashkët. Shumë nga qytetarët e dy vendeve ndajnë histori, kulturë, lidhje familjare, dhe më me rëndësi, aspirata të përbashkëta për prosperitet dhe paqe për popujt tanë. Diskutuam për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për gjendjen ekonomike, si t’i lidhim njerëzit tanë dhe si të krijojmë mundësi për gjeneratat e ardhshme”, tha Mickoski.