KUR DO TË KETË QEVERI POLITIKE NË BULLGARI DO TI FILLOJMË NEGOCIATAT
Kryeministri Hristian Mickovski shprehet optimistëp se mund të ndryshohet Korniza negociuese, e për këtë thotë se do të kërkohet zgjidhje nga Bullgaria. Nga ana tjetër ish Kryeministri Grek Aleksis Cipras I bëri thirrje BE që të shpreh hapur pasojat e mosrespektimit të marrëveshjes së Prespës.
Kryeministri i sapo zgjedhur Hristijan Mickoski në emisionin “Analiza” në TV 24 duke folur për problemet me Bullgarinë dhe mundësinë eventuale të zgjidhjes së problemit njoftoi se nëse ka vullnet, mund të ndryshohet Korniza negociuese me Bashkimin Evropian, e për këtë sipas tij, do të nevojiten garanci se nuk do të ketë kushte shtesë dypalëshe nga Sofja me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Mickoski njodtoi se në mëmentin kur do të ketë qeveri politike në Bullgari, ai është i gatshëm të negociojë për disa pika kryesore.
“Por ata duhet të jenë të sinqertë me ne dhe të na thonë se e duan në këto kushte. Nëse kemi vullnet politik dhe leximin e duhur të gjërave, gjithçka mund të ndodhë. Kemi të paktën tre zgjidhje kreative për të cilat jam i gatshëm t’i diskutoj kur të ketë një qeveri politike në Bullgari dhe që besoj se mund të jenë një skenar dalje nga i gjithë procesi”, thotë kryeministri.
Mickovski vlerson se nuk duhet të ndiqet rruga që është bërë deri më tani, pasi sipas tij ajo ka qenë e gabuar, ai thotë se do të kërkohet zgjidhje tjetër.
“Ne jemi gati të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje me qeverinë e re në Bullgari. Le të flasim për gjithçka, për rreziqet e mundshme. Deklaratat se ju duhet ta bëni edhe këtë dhe se kaq janë të papranueshme. Kemi bërë shumë për vlerat evropiane, por kemi marrë zero”, tha Mickoski.
Ndërkoh, ish-kryeministri grek Aleksis Cipras i cili mori pjesë në Komitetin e Ballkanit Perëndimor të Këshillit të Evropës, ku fokusi i bisedimeve ishte rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, theksoi se BE duhet të shpreh pasojat e mosrespektimit të marrëveshjes së Prespës.
”Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të shprehin qartë pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes së Prespës në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut” – tha Cipras.
Ciprasit apeloi për mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës, si dhe një rol dinamik diplomatik të Bashkimit Evropian në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.