“PLANIN PUBLIKE DO T`IA BËJMË BE-së PAS ZGJEDHJEVE TË PARAKOHSHME”
“Nuk do të lëviz asnjë milimetër dhe do t`u bëjë ballë të gjitha presioneve” – ka theksuar Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke përsëritur edhe një herë se kjo përbërje parlamentare nuk ka mandat për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.
Sipas tij, duhet të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Por, për tejkalimin e kësaj situate, sic njofton KlanM, VMRO-DPMNE ka një plan për dalje nga kriza. Por, do të bëhet publike për diplomatët e BE-së, vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve.
“VMRO-DPMNE ka plan që përbëhet prej tri pjesëve dhe është pjesë e planit, që përmban elemente kombëtare, politike dhe ekonomike. Jemi gati që këtë plan, pasi të përfundojnë zgjedhjet ta vëmë në dispozicion të diplomatëve të BE-së, të bisedojmë sipas këtij plani dhe është plani I vetëm për tejkalimin e situatës aktuale si pasojë e Qeverisë BDI – LSDM” – tha Hristijan Mickoski.
Lidhur me ndryshimet kushtetuese, Mickoski bëri të ditur se qëndrimi I tij mbetet I pandryshuar, kurse sic tha, Kovaçevski ta bëjë publike qëndrimin e ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevskit.
“Sa i takon qëndrimit të ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevskit, ndoshta Kovaçevski mund të thotë diçka më shumë. Nëse ka njohuri për detajet le t`I ndajë me opinionin. Pyetni cilin qëndrim të Gruevskit ai e di, kurse opinion jo e as unë si Kryetar” – tha Mickoski.
Lideri i opozitës maqedonase, sic njofton KlanM, u shpreh I bindur se për dallim nga Marrëveshja e Prespës, tani VMRO-DPMNE-ja është më e konsoliduar, më e bashkuar dhe nuk ka ndikime nga jashtë, pasi sipas tij, VMRO-DPMNE-ja është qendër ndikimi.
Mickoski, sic njofton KlanM, aludoi në votimin e Marrëveshjes së Prespës në parlament, kur disa deputetë të VMRO-DPMNE-së, votuan “pro” ndryshimIt të emrit në Maqedonia e Veriut.