Kryeministri, Hristijan Mickoski njoftoi se partia e tij, nuk do të mbështesë interpelancën ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
Për të kryetari kuvendit Afrim Gashi është më I mirë se Talat Xhaferi.
Interpelanca nga koalicioni LSDM-BDI-Levica ka motivet e veta.
“Mënyra se si sillet si kryetar në Kuvend, si i udhëheq seancat dhe gjithçka që ndodh atje paraqet sjellje seriozisht të ndryshme nga ajo që ka bërë paraardhësi i tij. Unë supozoj se për këtë koalicion politikanët e rangut të Artan Grubit, Talat Xhaferit, Bujar Osmanit dhe Ali Ahmetit janë më të mirë se situata aktuale, por nuk mendoj kështu dhe prandaj nuk do ta mbështesim këtë interpelance”, ka thënë Mickoski.