Mickoski nuk do të lëshojë pe as para ndërkombëtarëve

“MOS TË BËJNË EDHE NJË GABIM HISTORIK, NUK I KENI NUMRAT”

Kreu i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski e konfirmon se deputetet e partisë së tij do të marrin pjesë në debatin për ndryshimet kushtuese, por qëndrimi i partisë opozitare mbetet i  njëjtë.

”Nesër do të jemi prezent aty dhe kur të vijë pika në rend të ditës anëtarët e koalicionit të udhëhequr nga VMRO DPMNE do të votojnë kundër” – deklaroi Mickoski.

Madje Mickoski është i mendimit se hyrja në procedura për ndryshime kushtetuese pa i siguruar numrat e nevojshëm vetëm se do ta përkeqësojë pozitën e vendit. Ai siguron se nuk do të ndryshojë qëndrimin pa marrë parasysh presioneve që vijnë nga ndërkombëtaret.

”Këtë po e  flas me shumë bindje. Do të bëjnë edhe një gabim historik. Ja përsëri po ua tërheq vëmendjen që mos të nda ndodhë që disa muaj prej sot përsëri ne të grindemi dhe të themi ngadalë se erdhi kjo treshe ose ajo tjetra katërshe ose pesëshe. Po ua tërheq vëmendjen që mos ta bëjnë gabimin e tretë me radhë, e ajo është që të nisin procedurë për të cilën nuk kanë dhe nuk do të kenë përkrahje” – tha Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër edhe një thirrje nga përfaqësues të LSDM-së që të votohet. Nënkryetarja e partisë në pushtet, Sanja Lllukarevska në një intervistë televizive tha se ai deputet që nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese, nuk ia mendon të mirën këtij shteti.  /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share