QËNDRIMET UA KEMI TRANSMETUAR ZYRTARËVE EVROPIAN
Nga Brukseli, takimet me përfaqëues të lartë të BE-së, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sërish ka përsëritur se kjo parti nuk pranon asnjë marrëveshje sipas diktatit bullgar dhe se vendit i duhen zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare, njofton KlanM.
“Mesazhi ynë është I qartë. VMRO-DPMNE nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që do të jetë sipas diktatit bullgar. Ky është mesazhi thelbësor që e dërguam dhe do ta dërgojmë në Bruksel. Cështja e dytë që e themi në takime është që në Maqedoni sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare” – tha Mickoski.
Mickoski, sic ka deklaruar, është shprehur i habitur nga ajo që kishte dëgjuar nga bashkëbiseduesit. Sipas tij, sic percjell KlanM, anëtarët e Qeverisë kur vijnë në Bashkimin Evropian, sipas tij, akuzojnë opozitën dhe kërkojnë nga Brukseli të bëjë presione ndaj VMRO-DPMNE-së ta pranojë marrëveshjen me Bullgarinë. /KlanMacedonia/