Mickoski: Nëse refuzohet propozimi francez, do të heqë dorë nga zgjedhjet e parakohshme

KOVAÇEVSKILEHTË ËSHTË TË REFUZOJMË! DUHET TË MËNOJMË ME KOKË TË FTOHTË

 Pas takimit me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski Kreu i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski edhe njëher përsëriti qëndrimin e tij se propozimi i ri francez për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë nuk dëmton gjuhën dhe identitetin maqedonas. Kovaçevski drejtuar qytetarëve tha se për momentin kemi nevojë për mendim racional dhe se nuk duhet të refuzohet ky propozim.

“Lehtë është të refuzojmë, të vonojmë, të zgjedhim pasiguri të re, por në këtë moment historik kemi nevojë për mendim racional me kokë të ftohtë. Ka nevojë për mençuri dhe përgjegjësi dhe analizë objektive të të gjitha skenarëve, duke u kujdesur për ardhmërinë e fëmijëve tanë”, deklaroi Kovaçevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se i ka ofruar Kovaçevskit që nëse e refuzon propozimin francez, ai do të heqë dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare,

“Unë i ofrova Kovaçevskit që të dalë dhe ta refuzojë këtë që është paraqitur si propozim dhe unë të tërhiqem nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare. T’i vendos të gjitha kapacitetet e VMRO-DPMNE-së, institucionalisht dhe ta ndihmojmë qeverinë në tejkalimin e sfidave që do të dalin para nesh këtë dimër”, tha Mickoski.

Mickoski shton se në pranverë, pasi të ketë kaluar dimri më i vështirë, do të duhet të ulen sërish në një tryezë të përbashkët me Kovaçevskin për të rivlerësuar gjendjen aktuale. Pas marrjes së propozimit, kryeministri Kovaçevski paralajmëroi konsultime të gjera me partnerët e koalicionit, presidentin e shtetit, parlamentin, sektorin civil, por edhe me opozitën./KLanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share