Mickoski: Nëse qeveria dëshiron ndryshime kushtetuese, le të shkojmë në zgjedhje që të vendosë populli

Hristijan Mickoski, i ka bërë thirrje qeverisë që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nëse dëshirojnë që të ketë ndryshime kushtetuese. Kështu sipas tij, do të jenë qytetarët ata që vendosin për këto ndryshime, përcejll Klan Maqedoni.

Sipas Mickoskit, Zaevi në vitin 2020 kur doli në zgjedhje, nuk i kishte marrë votat duke premtuar se do t’i fusë bullgarët në Kushtetutë, ndërsa kryeministri aktual Kovaçevski, nuk ka dalur fare në zgjedhje.

“Kështu është në vendet skandinave, kështu është në Suedi, nëse doni të ndryshoni kushtetutën, atëherë më falni, dilni, pastaj ndryshojeni. Zaev nuk doli në vitin 2020, Kovaçevski nuk doli fare në zgjedhje. Zaevi nuk doli me program se do ta ndryshojë Kushtetutën e të thotë ja unë do ta ndryshoj, do t’i fus bullgarët e ju votoni nëse jeni për mua apo kundër meje”, tha Mickoski.

Mickoski theksoi se as ai dhe as opozita nuk ka faj që qeveria e LSDM-së nuk ka menduar kur ka marrë vendime politike pa siguruar më parë konsensus social./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share