Mickoski: Në tavolinë vetëm një opsion – zgjedhjet!

“Nuk përjashtojmë mundësi bashkëpunimi me deputetë të LSDM-së”

Lideri i VMRO-DPMNE-së, gjatë një interviste për Kanal 5, ka theksuar se pas takimit të liderëve me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski më 7 Qershor, nuk ka dëgjuar nga LSDM-ja se cilat nga dy ofertat janë të pranueshme për LSDM-në. Sipas Mickoskit, sic njofton KlanM, tani si opsion I vetëm mbeten – zgjedhjet.

“Dy opsionet që i ofrova në takimin e liderëve ishin në tavolinë deri në këtë moment. Ende nuk kam dëgjuar përgjigjen nga Kovaçevski se cilën nga dy opsionet e pranon. Të parën me veprim të anuluar ose të dytën për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Prej sot, në tavolinë është vetëm një opsion – zgjedhje të parakohshme parlamentare”, theksoi Mickoski.

Mickoski është shprehur i prerë dhe  bindur se VMRO-DPMNE-ja do t`i fitojë zgjedhjet, andaj është shprehur edhe për bashkëpunimet potenciale, sic percjell KlanM, duke mos përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me deputetë nga radhët e LSDM-së, që sipas tij pas zgjedhjeve do të shkëputeshin si parti e pavarur.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që në të ardhmen ndonjë LSDM e reformuar, ndonjë grup parlamentar i pavarur që pas zgjedhjeve do të dilte nga LSDM-ja ta mbështesë qeverinë. Nuk përjashtoj mundëi të tillë, në politikë asnjëherë asgjë nuk mund të përjashtoni”, deklaroi Mickoski.

Nëse për LSDM-në ka rezerva, kreu I opozitës maqedonase lidhur me BDI-në u shpreh I prerë – do të bëjë gjithcka që integristët të mos jenë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“BDI-ja është varianti i fundit për bashkëpunim. Të jem më i saktë, me këtë udhëheqësi të BDI-së. Do të bëjmë çmos që qeveria e ardhshme të jetë pa BDI-në. Këtu s`ka dilemma”, tha kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski.

Në takimin e liderëve ku u hap cështja për pjesëmarrje të përbashkët të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së në Qeveri, sic percjell KlanM, Kryeministri Kovaçevski propozoi të votohet hapja e Kushtetutës, VMRO-DPMNE të hyjë në Qeveri dhe të merr pesë nga 10 resorët që drejtohen nga socialdemokratët. Një qeveri e tillë t`I zbatojë ndryshimet kushtetuese dhe ta përfundojë procesin e skriningut me BE-në, por edhe t`i organizojë zgjedhjet e ardhshme. Ndryshimet kushtetuese të vlejnë në momentin e mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare.

Nga ana tjetër, Mickosi u përgjigj se është I gatshëm të hyjë në Qeveri, por pa BDI-në, kurse ndryshimet eventuale kushtetuese të vlejnë nga momenti kur të nis ratifikimi i marrëveshjes aderuese për hyrje të RMV-së në BE.

Propozimi i dytë I liderit të VMRO-DPMNE-së, që u përmend nga Mickoski, sic percjell KlanM, ishte që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare këtë vjeshtë, kurse deri atëherë të formohet qeveri e gjerë e unitetit kombëtar pa BDI-në. Humbësi I zgjedhjeve ta mbështesë fituesin dhe të kërkohen garanca nga BE-ja për identitetin, gjuhën dhe traditën maqedonase si dhe një pako e përcaktuar ekonomike për biznesin dhe qytetarët që të përgatiten në procesin e negociatave. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share