Mickoski në rolin e prokurorit: Po punohen shumë raste që lidhen me ish-funksionarë të lartë të BDI-së

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se strategjia e BDI-së dhe Ali Ahmetit është që të kthehen në një temë që në përgjithësi do të ketë për qëllim polarizimin e popullatës, mundësisht etnikisht.

Kryeministri në rolin e prokurorit tha se po punohet për shumë raste që lidhen me funksionarë të lartë nga BDI.

“Po punohet në shumë raste që kanë të bëjnë me ish-zyrtarë të lartë të BDI-së dhe opinioni shumë shpejt do ta shohë se cili është motivi i vërtetë i BDI-së dhe shqetësimi i tyre”, theksoi kryeministri gjatë vizitës në ZZHTI Kërçovë.

Mickoski poshtu shtoi se nëse në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë të vitit 2025, qeveria aktuale mposhtet nga partitë opozitare, atëherë do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Nëse këtë qeveri qytetarët e mposhtin në ato zgjedhje lokale, është logjike që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare pas kësaj, të mos na ndodhë si në vitin 2021. Por nëse kjo qeveri i mposht partitë e tanishme opozitare në zgjedhjet lokale, atëherë presim përfundimisht t’i përkushtohen vetvetes, të ristrukturohen, në kuadro dhe në program të rifreskohen dhe të munden në zgjedhjet e rregullta parlamentare të dalin me program të dhe zgjidhje të reja të kuadrove”, tha Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share