KOVAÇEVSKI: NDRYSHIMET KONFORM BE-së
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbron ndryshimet në Kodin Penal, ndryshime këto që shkaktuan një sërë reagimesh dhe nxitën frikën se janë si hyrje për amnistimin e ish-funksionarëve dhe shmangies së drejtësisë.
Kovaçevski thotë se ligji nuk i dedikohet askujt dhe se bëhet fjalë për përmirësimin e sistemit.
“Tek ne ka shumë vërejtje se shumë gjëra po shkojnë ngadalë. Sa e vërejta, Ambasada amerikane do t`i shqyrtojë këto ndryshime, të njëjtën e thanë nga BE-ja. Ndryshimet që janë bërë janë konform ligjeve të BE-së. Paraprakisht kishim dënime të nivelit të “kohës komuniste” pasi ishin bërë në kohën e “Dart Vajderit” të gjyqësorit maqedonas. Cfarë fitojmë me ndryshimet – vendoset konfiskimi I zgjeruar”, tha Dimitar Kovaçevski.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, mesazhet e Kryeministrit i quan si mënyrë për ta mbajtur kohezionin brendapartiak, ku sipas tij, ka informacione jozyrtare se LSDM-ja është e ndarë në disa struktura dhe është totalisht e demotivuar. Sipas tij, ndryshimet në Kodin Penal nuk do të ndikojnë në procesin e ndryshimeve kushtetuese.
“Po e përsërisim tashmë 15 muaj, se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese sipas diktatit bullgar. Nuk do të pranojmë as tani e as në të ardhmen. Nëse këto janë kushtet që do të mbeten edhe në qeverinë e ardhshme të VMRO-DPMNE-së, nuk kemi për qëllim të hyjmë me këto kushte në procesin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Hristijan Mickoski.
Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka potencuar se përmes mjeteve demokratike VMRO-DPMNE-ja do ta bllokojë Ligjin e ri për amnisti që po përgatitet nga Qeveria./KlanMacedonia