Mickoski: Ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia iu gëzuan vetëm Bullgaria dhe opozita tek ne!

Shqipëria vazhdon rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, pasi mori një datë për hapjen e kapitujve, ndërsa Maqedonia e Veriut jo.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se nuk duhet humbur shpresa dhe se këtij vendimi iu gëzuan vetëm dy parti opozitare në Maqedoni si dhe Bullgaria.

“Nuk duhet të humbasim shpresat dhe të zhgënjehemi, megjithëse shumë herë jemi të zhgënjyer. Më vjen keq që kjo po ndodh dhe që ne duhet të jemi sërish viktimë e bilateralizimit dhe jo e përmbushjes së kritereve të Kopenhagës. Ne do të vazhdojmë të punojmë për problemet në shtëpi. Është mirë që ne kemi miq në BE, dhe ata miq duan të përhapin zërin tonë në BE, një nga ata miq është Viktor Orban, dhe ajo që po ndodh këtu në dy ditët e fundit tregon një simbol të madh miqësie. I uroj gjithë të mirat qeverisë shqiptare, që të përfundojë shpejt negociatat dhe të bëhet anëtare e BE-së. Shpresoj që edhe ne të jemi pjesë e asaj familjeje dhe në atë tryezë. Më vjen keq që për shkak të këtij vendimi, vetëm dy parti u kënaqën me të, dhe këta janë, pa përjashtim, politikanët e fqinjit tonë lindor dhe opozita në vend”, tha Hristijan Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share