Mickoski: Mesazhi i njejtë edhe për treshen e re Evropiane – s’ka ndryshime Kushtetuese

JAVËN E ARDHSHME MBËRRIJNË SHEFAT E DIPLOMACIVE TË FRANCËS, GJERMANISË, POLONISË

Pas shefave të diplomacive të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë, një tresh e re e Ministrave të Jashtëm, kësaj radhe nga Franca, Gjermania dhe Polonia do të vijnë në Maqedoninë e Veriut që para VMRO-DPMNE-së ta sqarojnë rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese, për të vazhduar rruga evropiane e vendit.

“Sërish do të them, nëse vijnë për ndryshimet kushtetuese, mesazhi ynë është I njëjtë, argumentet tona janë të njëjta. Gjëja e fundit për të cilën mendojnë qytetarët këtu janë ndryshimet kushtetutese. Dje bisedova me tre ministrat e jashtëm të Austrisë, Cekisë dhe Sllovakisë, patëm një debat të argumentuar në Parlament, i treguam qëndrimt tona, janë qëndrime të njëjta, të pandryshuara, dhe nëse dikush izolon Maqedoninë, këto janë kriminelët e qeverisë dhe paaftësisë për të zbatuar reforma. Ndryshimi i kushtetuës nuk është kriter për izolimin e Maqedonisë, kurse nga ana tjetër nga të tre ministrat u sogurova se në asnjë moment nuk e kanë thënë fjalën izolim, por vonesa në këtë process” – tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share