VMRO-DPMNE ka qëndrim të qartë – zgjedhjet të jenë të përbashkëta
Lidhur me datën e zgjedhjeve dhe nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen bashkë apo të ndara, sic njofton KlanM, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se ekziston komunikimi me LSDM-në në kuadër të parlamentit lidhur me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor.
“Me LSDM-në kemi komunikim në kuadër të parlamentit, ka takime, ku diskutohen rekomandimet teknike dhe ndryshimet teknike në kodin zgjedhor si pjesë të rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it dhe vlerësoj se duhet që sa më shpejtë të përfundojnë, për shkak se jemi vonë dhe tashmë kemi hyrë në fazën 6 muaj para zgjedhjeve dhe mendoj se javën e ardhshme do të kemi progres serioz në këtë temë”, u shpreh Mickoski.
Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet është I qartë – tha Mickoski. Sipas tij, sic percjell KlanM, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen bashkë, sic tha, me një harxhim.
“Pres definimin e datës së zgjedhjeve. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është që të mbahen bashkë, për shkak se s`kemi të drejtë t`i harxhojmë paratë e popullit. Nëse dikush mundohet që përmes logjikave dhe kombinatorikave primitive politike t`i vendos në kurriz të popullit, është problem I tij. Qëndrimi është I qartë. Zgedhje të ketë me një harxhim, bashkë presidenciale dhe parlamentare, për disa muaj që nga sot”, tha Mickoski.
Nga ana tjetër, Kryeministri Dimitar Kovacevski, në paraqitjen e tij të fundit publike nga Manastiri, sic percjell KlanM, nuk pret krizë të re politike në vend, edhe pse, sipas tij, në katër vitet e kaluara opozita bllokon punën e Parlamentit.
Sipas Kryeministrit, zgjedhjet do të dakordohen në kuadër të termineve ligjore për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Kovacevski, sic njofton KlanM, ripërsëriti se do të respektohet e drejta e qytetarëve dhe mundësia që t`i kremtojnë festat e Ramazanit dhe Pashkëve dhe se në këtë periudhë familjet të mos ngarkohen me procese zgjedhore./KlanMacedonia