Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski morri pjesë në vendosjen e gurthemelit të kopshtit për fëmijë në Komunën e Butelit.
Në mes tjerash në deklaratën për media Mickoski potencoi se dallimi në mes Qeverisë së udhëhequr nga LSDM dhe BDI dhe kryetarëve të komunave të udhëhequr nga VMRO-ja është se këto të fundit vazhdojnë të punojnë ndërsa Qeveria vazhdon të vjedh.
“VMRO-DPMNE vazhdon të ndërtojë, Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së vazhdon të vjedhë, ky është dallimi mes kryetarëve të VMRO-DPMNE-së dhe qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”.
Numri një i VMRO-së Mickoski deklaroi se është gjithmonë kënaqësi të jesh prezent në fillimin e një projekti që do të thotë jetë më e mirë dhe më cilësore për qytetarët në këtë pjesë të Shkupit, konkretisht në Komunën e Butelit.
Që motivi të jetë në rritje, ne vazhdojmë të realizojmë dhe të ofrojmë për qytetarët”. /KlanMacedonia/