Mickoski: Kovaçevski ta zgjedh datën për zgjedhje të përbashkëta!

“NUK DO TË KETË NDRYSHIME KUSHTETUESE”

Kovaçevski le të zgjedh datën midis dy festave të mëdha dhe të kemi zgjedhje të përbashkëta për shkak të interesit të qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, përcjellë KlanM. Oferta sërish vjen nga kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Më pyetët nëse është 5 ose 8 Maji. Unë gjatë fjalimit tim thash, ja një fletë të bardhë le të ulet le ta shkruajë datën. Le ta shkruajë datën afër dy festave të mëdha, Ramazanit dhe Pashkët, le të vendos ne do ta pranojmë. Sot ka një drekë me Ahmetin dhe Grubin le të konsultohet. Nëse duhet prej tyre të kërkojë “dritë jeshile”, le ta kërkojë”, tha Hristijan Mickoski.

Mickoski sërish ka përsëritur se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, sic thotë ai, sipas diktatit bullgar. I pyetur nëse do të takohet me shefen e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ai tha se Qeveria u ka dhënë informacione të rrejshme politikanëve të huaj.

“Secili që dëshiron të bisedojë, unë do të bisedoj. Kemi shumë tema më të rëndësishme se ndryshimet kushtetuese. Ne I kemi thënë argumentet tona, shumë herë kanë ardhë në këto 16 muaj dhe shumë herë kemi biseduar përmes telefonit. Nuk kemi dëgjuar argumente nga pala tjetër për një situatë komfore dhe të themi ja tani na bindët”, tha Mickoski.

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke komentuar të shtënat e fundit me armë zjarri në Shkup, ka theksuar se ka indikacioni se krerët e MPB-së bashkëpunojmë me grupet kriminale. Sipas tij, kur të formohet qeveria e re do të zbatohen hetime dhe do të ketë përgjegjësi. /KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share