Mickoski kontra Taravarit/ Mickoski: Nuk është marrë vendim për zgjedhjen e kompanisë

Për dallim nga Taravari kryeministri Micksoski thotë se Qeveria nuk ka marrë vendim të tillë dhe nuk e di se nga vijnë ato informacione, për përzgjedhjen e kompanisë “Gjoka Construction” përmes partneritetit publiko-privat për ndërtimin dhe menaxhimin e parkingut në Qendrën Klinike në Shkup.

Mickoski tregoi se gjatë përzgjedhjes do të merret parasysh kredibiliteti dhe besueshmëria e kompanisë. Sipas tij, këto informacione janë fabrikuar për të sulmuar qeverinë dhe punën e saj.

“Dhe çfarë do të kemi parasysh? Ne kemi parasysh specifikacionin e tenderit dhe sigurisht që nuk do të zgjidhet një kompani që nuk ka asnjë kredibilitet, pa besueshmëri, as karakteristika teknike dhe këtu përfundon gjithçka. Jini të sigurt. Unë e kuptoj që duhet sensacion, sulm ndaj Qeverisë, por kjo qeveri funksionon ndryshe nga parimi i mëparshëm, pra vendimet që merr kjo Qeveri janë ekskluzivisht në interes të qytetarëve dhe nuk do të jetë ndryshe. Pra, të jeni të sigurt se çdo vendim i marrë nga kjo qeveri është ekskluzivisht në interes të qytetarëve. Nëse po kërkojmë një mënyrë për të sulmuar qeverinë për diçka që nuk ka ndodhur, atëherë edhe ne mund t’i krijojmë gjërat. Por unë po ju them se qeveria nuk ka marrë një vendim të tillë” – tha Mickoski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share