Mickoski: Këto nuk janë zgjedhje për të bërë zgjedhje mes Evropës dhe izolimit

ZGJEDHJET PARLAMENTARE

Lideri i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha sot se, këto nuk janë zgjedhje për të zgjedhur mes Evropës dhe izolimit, duke akuzuar se, pushteti aktuale gjatë këtyre viteve, vetëm se ka larguar Maqedoninë nga BE me politikat e saja të dëmshme.

“I shkelën të gjitha qëndrimet negociuese të Maqedonisë dhe për këtë nuk morën asgjë. Madje edhe kjo e fundit që u nënshkruan dhe u quajt propozimi francez, është gënjeshtër, edhe atë, gënjeshtër e madhe është se praktikisht është marrëveshje për anëtarësim për BE. Kjo është marrëveshje me të cilin do të hapet në mënyrë shtesë procesi i kushtëzimeve shtesë, do të thosha dhe do të bëjë vet rrugën të pamundur për Maqedoninë dhe qytetarët maqedonas” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Ai më tej shtoi se, qëndrimi i VMRO – DMPNË-së sa i përket eurointegrimeve është parimor, qytetarët në Maqedoni, duhet ta dinë çfarë është ajo që Evropa planifikon në të vërtetë me Maqedoninë dhe jo të kërkojë pretekste.

“Ne jemi për vlera të vërteta evropiane, të definuara nga koha e themelimit të Bashkimit Evropian, ne jemi për ruajtjen e kritereve të Kopenhagës dhe jo kontesteve bilaterale, që fatkeqësisht vetëm Maqedonia i ka para vetes, dhe asnjë popull tjetër nuk i ka pas dhe as nuk do t’i ketë” – tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Mickoski, gjatë një aktiviteti të mbajtur sot në Komunën e Aerodromit, zbuloi edhe bartësit e listave të njësive zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Mickoski, në të dytën Vllado Misajllovski, në njësinë 3 do të jetë Dragan Kovaçki, në njësinë 4, Aleksandar Nikolloski, në njësinë zgjedhore 6 bartës do të jetë Dafina Stojanoska. Ndërsa vendim për bartës liste nuk është sjellë vetëm për njësinë zgjedhore 5. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share