Mickoski: Jemi të gatshmëm për zgjedhje të parakohshme

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski thotë se nuk ka informacione që Arben Taravari do ta braktisë koalicionin qeverisës dhe koalicionin VLEN.

“Unë nuk kam informacione të tilla, se do ta braktis koalicionin qeverisës z.Taravari dhe koalicionin VLEN, përkundrazi mendoj se koalicioni qeverisës funksionon shkëlqyeshëm. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale dhe si do të pozicionohet koalicioni VLEN, atëherë atë pyetje më mirë është ta adresoni te ata, ata të përgjigjen”, tha Mickoski.

Mickoski tha se është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme.

“Kush kërkon zgjedhje të parakohshme? Opozita. Nuk jam i sigurt që e gjithë opozita kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nëse pajtohen, ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por nuk jam i sigurt se opozita e plotë kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi Mickoski.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share